Njoftim i FBK-së

Njoftim i FBK-së

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) duke iu referuar vendimit të Qeverisë së Kosovës të marrë në mbledhjen e sotme, njofton të gjithë anëtarët e saj, klubet e Superligës së Kosovës, Superligës së Femrave, Ligës së Parë të Meshkujve, Ligës së Parë të Femrave, Ligës së Dytë të Meshkujve dhe të gjitha klubet e ligave të kategorive të reja, se ndeshjet e basketbollit nga e enjtja duhet të zhvillohen me dyer të mbyllura, pra pa praninë e publikut. Kjo është një nga 11 masat e marra nga Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme.

Gjithashtu Federata e Basketbollit të Kosovës njofton të gjithë anëtarët e saj si klubet, shkollat dhe shoqatat, se qëndrimi në palestër krahas lojtarëve, shtabeve teknike, ju lejohet edhe zyrtarëve të klubeve, ku numri i tyre nuk guxon të jetë më i madh se 15 për secilin klub.

Po ashtu, të pranishëm nga zyrtarët e FBK-së në palestra, duke përfshirë këtu gjyqtarët e vëzhguesin, numri i tyre në total nuk guxon të jetë më i madh se 10 në një ndeshje basketbolli.

Të pranishëm në palestër duhet të jenë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, ndërsa në ndeshjet e Superligës së Kosovës edhe pjesëtarët e sigurimit privat dhe mediat e akredituara.