Sot do luhen katër ndeshje

Sot do luhen katër ndeshje

Sot është dita e tretë e garave të rëndësishme të hendbollit “IHF Trophy Intercontinental”, fituesi i së cilës garë do të kualifikohet në kampionatin botëror të juniorëve. Kjo garë zhvillohet për grupmoshën U-21 dhe U-19, derisa marrin pjesë kombëtare të ndryshme të botës.

Gjatë ditës së sotme do të kemi katër ndeshje:

Gara e parë për sot është ajo mes  Nigeriës dhe Paraguajit në orën 13:00, në kuadër të grupmoshave U19.

Me fillim nga ora 15:00 do fillojë ndeshja në mes Paraguajit dhe  SHBA-së, në grupmoshën U21.

Ndërsa, në orën 17:00 do jetë gara mes Kanadasë dhe Kosovës, në kuadër të grupmoshave U19.

Kurse, gara e fundit për sot është në kuadër të grupmoshave U21, e cila fillon në orën 19:00. Ndeshje kjo e cila do të zhvillohet mes Kosovës dhe Nigerisë.

Ndryshe, dje Kosova mposhti Zelandën e Re me rezultat 41: 14 në kandër të grupmoshave U19. Paraguaji ka triumfuar ndaj Austrisë me rezultat 32:19 në ndeshjen e grupmoshave U21. Ndërsa, Taipei Kinez ka fituar ndaj Nigerisë me rezultat me rezultat të ngushtë 30: 29 në ndeshjen e grupmoshave U21. Taipeit Kinez ka fituar ndaj Nigerisë edhe në ndeshjen e grupmoshave U19 me rezultat përfundimtar, 36-18.

Kurse, në ditën e parë të garave “IHF Trophy Intercontinental”, në grupmoshën U19 Taipei Kinez mposhti Paraguajin me rezultat 22- 38. Ndërsa, përballja mes Zelandës së Re dhe Kanadës ka përfunduar me rezultat 10:37, në favor të Kanadës. “IHF Trophy Intercontinental” ka nisur me përballjen mes SHBA dhe AUS, në grupmoshën U-21. Kjo ka përfunduar me fitoren e SHBA-së, me rezultat 31:20. Në grupmoshën U21, Kosova triumfoi ndaj ekipit Taipeit Kinez me rezultat 31-23. /21Media