Mungesë e madhe për Francën

Mungesë e madhe për Francën

Sulmuesi francez Kylian Mbappe, nuk do të luaj për kombëtaren e tij në ndeshjet kualifikuese të Euro 2020.

Mbappe nuk do të luaj për shkak të një problemi në kofshë, andaj kolegët e tij do t’i  shikojë nga shtëpia.

Kampionët e botës do të luajnë ndaj Islandës dhe Turqisë.

Sulmuesi ka munguar edhe në sfidën e fundit të PSG.

Mbappe ka bërë disa teste dhe pritet që të largohet nga grumbullimi të mërkurën paradite. Alassane Plea do të jetë lojtari që do të zëvendësojë yllin botëror./21Media