​Super-ndeshjet e vikendit

​Super-ndeshjet e vikendit

Gjatë këtij vikendi do të luhen ndeshjet e radhës në pesë ligat më të mëdha evropiane në futboll.

Në Angli, përkatësisht të dielën do të zhvillohet derbi i javës së 10-të ndërmjet Liverpoolit dhe Tottenhamit, ndeshje kjo që do të fillojë nga ora 17:30.

Në anën tjetër, në Serie A do të luhet ndeshja interesante ndërmjet Romës dhe Milanit, e cila do të zhvillohet po ashtu ditën e diel me fillim nga ora 18:00.

Ndërsa, në La Liga këta javë ishte paraparë që të zhvillohet “El Clasico”, por me vendimin e fundit nga Federata spanjolle kjo ndeshje është shtyrë dhe do të luhet në muajin dhjetor.

Në Francë, do të luhet derbi tjetër mes PSG- dhe Marseillet, që zhvillohet të dielën me fillim nga ora 21:00.

Edhe në Holandë këtë javë zhvillohet një ndeshje tejet interesante ndërmjet Ajaxit dhe Feynordit, ndeshje që kjo gjithashtu do të luhet të dielën me fillim nga ora 16:45.