Colin Brooks dhe Matthew Champan e ndihmuan 84-vjeçaren, pasi u rrëzua

Colin Brooks dhe Matthew Champan e ndihmuan 84-vjeçaren, pasi u rrëzua

Dy policë e ndihmuan një pensionere me flokë të kuqe, që ta përfundojë blerjen dhe të kthehet në shtëpi pasi u rrëzua.

Colin Brooks dhe Matthew Champan u vlerësuan për ndihmën që i dhanë Mo, 84 vjeçare. Ata e përcollën pensioneren rreth qendrës së qytetit, në Newport, Uells. Pas kësaj ata u siguruan që zonja e moshuar shkoi sigurt në shtëpi.

Video shfaq dy oficerët, Colin Brooks dhe Matthew Chapman teksa po e përcjellin pensioneren rreth qendrës së qytetit, në Newport, Uells.

Pronari i biznesit, Iffy Harris filmoi ata teksa po i ndihmonin valltares së mëhershme të përfundojë blerjen e saj në market dhe u siguruan që të shkojë në autobus dhe të niset për shtëpi.

Mo, 84 vjeçare u rrëzua keq deri sa shëtitej, por ishte e vendosur të mos e lejonte këtë që t’ia prishte ditën.

Mr.Harris, 51 vjeç, ishte duke bërë blerje në lokal kur doli jashtë dhe i duartrokiti oficerët për trajtimin e sjellshëm dhe të durueshëm, që njihet si ” kjo tregon domethënien e jetës”.

Ai tha: “Ishte fantastike. Kur e pashë atë, unë erdha duke vrapuar nga dyqani për t’i filmuar. Ata e dërguan atë dhe e ndihmuan atë të largohet nga dyqani, pastaj u siguruan që ajo hipi në autobus.”

Pasi u publikua online, kjo video u shikua më shumë se 25 mijë herë dhe njerëzit i vlerësuan gjestet e mira të policëve.

Anthony Bajjada tha : “Punë e mrekullueshme djema, po e bëni atë çka duhet për të ndihmuar komunitetin. Njerëzit si ju e bëjnë këtë vend të mrekullueshëm”.

Dikush tjetër tha: “Shumë e dashur. Punë e mirë”.

Kur Mr.Harris e takoi Mo pas disa ditësh, ai tha se ishte i nderuar të dëgjoj se storia u filmua dhe u bë virale.

Mo, që tregoi se ishte valltare e mëhershme e West End, tha para kamerës se : “Një njeri më ndihmoi të ngritem. Ai shkoi dhe e thiri policin dhe ata erdhën dhe më dërguan për blerje. Ata më ndihmuan në market dhe më vendosën në autobus”, tha Mo.

Një person tjetër tha se ndjehet krenar që të dy oficerët po njihen për shërbimet që ua bëjnë publikut./21Media

This is community policing at its finest ❤️

This is community policing at its finest ❤️

Gepostet von Try Not To Cry am Dienstag, 9. Oktober 2018