Harrojini tabletat

Harrojini tabletat

Lodhja, ngarkesa e tepërt dhe mungesa e gjumit janë vetëm disa nga shkaktarët e dhembjes së kokës.

Zakonisht kur ndjejmë dhimbje koke menjëherë mendja na shkon të pimë ndonjë tabletë, por metoda e masazhit është më efikase se cilido preparat farmaceutik.

Masazhi do t’ju relaksojë dhe do të bëjë që dhembja e kokës të kalojë.

Masazhin e kokës mund ta bëni edhe vetë, por është më mirë që t’ju ndihmojë partneri/partnerja, apo masazhuesi.

Duhet ta vëni kokën në krahë të personit të shtrirë në shpinë, por mund të rrini edhe ulur dhe i kthyer me shpinë nga partneri

Masazhin fillojeni nga tëmblat. Lëvizjet të jenë të lehta dhe rrethore. Bëni masazhin 3 minuta dhe kujdesuni që lëkura të mos irritohet shumë, sepse atëherë masazhi nuk mund të bëhet i pakëndshëm./21Media