“Ndihmo edhe Ti” bën me shtëpi dy familje

“Ndihmo edhe Ti” bën me shtëpi banimi dy vëllezerit Mziu nga Lipjani

Ishte muaji janar kur ekipa e Organizatës “Ndihmo edhe Ti”, vizitoi nga afër familjet e komunitetit ashkali, Qerim dhe Fitim Mziu. Sipas kësaj organizate, kushtet në të cilat jetonin ishin jashtë çdo standardi për jetë.

“Fitimi jetonte vetë i pesti në një kontejner prej 20 metra katror, kurse Qerimi me familjen e tij në një shtëpi pothuajse të rrënuar. Falë Organizatës “Ndihmo edhe Ti”, dhe njerëzve vullnet mirë, këto dy familje përfundimisht e kanë të zgjidhur problemin e banimit, pasi janë bërë më shtëpi të reja. Sot këtyre dy familjeve ju kanë dorëzuar çelësat e shtëpive. Organizata “Ndihmo edhe TI”, falënderon zyrtarët Komunal të Lipjanit, përfaqësuesin e komunitetit të ashkalive, Liman Ramadanin dhe deputetin Veton Berisha, për punën e pa lodhshme që kanë bërë. Po ashtu, i jemi mirënjohës Komunës së Lipjanit dhe Organizatës “Voice of Roma” për participimin që kanë bërë në punët rreth ndërtimit të këtyre shtëpive”, thuhet në komunikatë.

Nga shtatori i vitit të kaluar organizata “Ndihmo edhe Ti” ka arritur të ndërtoj 8 shtëpi për familjet në nevojë./21Media

Back to top button