Dushi është shumë i mirëseardhur dhe vepron si qetësues i dhimbjes

Dushi është shumë i mirëseardhur dhe vepron si qetësues i dhimbjes

Shpesh herë keni dëgjuar bindje “të çuditshme” rreth menstruacioneve, një ndër to është se gjatë asaj kohe vajzat/gratë nuk duhet të bëjnë dush.

Mirëpo, përderisa kjo gjë mendohet si e gabuar, në fakt është krejtësisht e kundërta.

Pikërisht në këtë pjesë të muajit kujdesi për higjienën intime dhe atë të përgjithshme rritet, dhe do të duhej të rritej për shkak të ndryshimeve që pëson organizimi.

Dushi apo larja në vaskë me ujë të vakët janë shumë të mirëseardhura dhe veprojnë edhe si qetësues të dhimbjes.

Uji i ftohtë mund të frenojë përkohësisht fluksin e gjakut të ciklit, pasi bëhet fjalë për një efekt fiziologjik, që shkaktohet nga ngushtimi i enëve të gjakut, për shkak të rënies së temperaturave.