I dyshuari pas arrestimit është dërguar në QKUK

I dyshuari pas arrestimit është dërguar në QKUK

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur dje në fshatin Arllat të Drenasit.

Djali ka rrahur dhe kanosur nënën e tij.

Sipas policisë i dyshuari është me probleme psikike dhe është arrestuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar me probleme psikike, i cili në shtëpinë e tij kishte ushtruar dhunë dhe kishte kanosur nënën e tij”, thuhet në raportin e policisë.

I dyshuari pas arrestimit me autoambulancë është dërguar në QKUK në klinikën e psikiatrisë, ku pas tretmanit mjekësor me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media