Baba e bir nuk merren vesh

Baba e bir nuk merren vesh

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi që dyshohet se i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht djalin e tij.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:20 në fshatin Komoran të Drenasit.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Sipas policisë, rasti është duke u hetuar./21Media