I dyshuari është dërguar në psikiatri

I dyshuari është dërguar në psikiatri

Një fëmijë u godit me grushta nga babai i tij dje rreth orës 16:15 në Rahovec.

Policia e Kosovës ka njoftuar se lidhur me rastin është arrestuar babai i viktimës si i dyshuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti kishte goditur me grushte fëmiun e vetë viktimën mashkull K-Shqiptar”, ka njoftuar policia duke e cilësuar rastin si “sulm”.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në repartin e psikiatrisë në Spitalin e Gjakovës, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt./21Media