Ndodhi në Prizren, punëtori sulmohet nga menaxheri i restorantit

I dyshuari në arrati

Një punëtor është bërë për spital pasi që u sulmua fizikisht në vendin e punës nga menaxheri i restorantit.

Sipas policisë rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:00 në Prizren.

“Është raportuar se viktima mashkull K/Shqiptar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi që i njëjti derisa ishte duke punuar në një restorant pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar- menaxher”, ka njoftuar policia.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.

Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar./21Media

Back to top button