Seanca e ardhshme më 14 tetor

Seanca e ardhshme më 14 tetor

Pjetër Ndrecaj i cili po rigjykohet për vrasjen e gruas Valbona Ndrecaj dhe vajzës së tij 9 vjeçare, nuk e ka pranuar fajësinë për vrasjen e dyfishtë.

Ndrecaj e ka pranuar akuzën vetëm për armëmbajtje pa leje. Ndërkohë mbrojtësi i palës së dëmtuar, avokati Isa Osdautaj, kërkoi që i njëjti të akuzohet edhe për shkaktim të përgjithshëm të rrezikut.

Osdautaj tha se “është edhe një letër e shkruar me dorë që e posedon Prokuroria e Gjakovës, por që nuk është në shkresat e lëndës dhe të cilën nuk e dinë askush”.

Në anën tjetër prokurori Ali Uka, tha se në vazhdimësi do të shohim se a do të bëjnë ricilësimin e aktakuzës ose jo.

Ndërsa mbrojtësi u të akuzuarit Pjetër Ndrecaj, avokati Ndrec Dodaj tha se: “As me vendimet e gjykatës supreme nuk janë evidentuar parregullsi që thotë mbrojtja. Kërkesën e avokatit Isa Osdautaj e vlerësoj si të pabazuar”.

Seanca e radhës u caktua me datën 14 tetor.

I akuzuari për vrasjen e gruas së tij Valbona Ndrecaj dhe vajzës së tij, Pjetër Ndrecaj është sjellë para Gjykatës në Gjakovë i lidhur me zinxhirë në duar dhe këmbë./kallxo.com