Ndryshime të befasishme në qeveri

Argëtim Saliu dhe Atilla Rexhepi në vend të Kreshnik Bekteshit dhe Hazbi Likës?

Jozyrtarisht TV 21 mëson se zëvendësim të ministrave nga radhët e BDI-së planifikohet të bëhet në postin e ministrit të Ekonomisë dhe zëvendëskryeministrit për Marrëveshjen e Ohrit.

Mësojmë se kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka pasur takim me Argëtim Saliun, për të zëvendësuar Kreshnik Bekteshin në postin e ministrit të Ekonomisë. Si dhe në postin e Hazbi Likës do të emërohet Atilla Rexhepi. Burimet jozyrtare të TV21 thonë se edhe vetë kryeministri ka kërkuar nga kryetari i BDI-së që për shkak të joefikasitetit në këto dy dikastere, të bëhen ndryshime.

TV21 kontaktoi Bujar Osmanin, por ky i fundit demanton, ndërsa Kreshnik Bekteshi për herë të parë dëgjon për kto ndryshime./21Media

Back to top button