Kjo verë po sjellë ndryshime të mëdha në ekipet e NBA

Kjo verë po sjellë ndryshime të mëdha në ekipet e NBA

Sezoni i ardhshëm në ligën më të fortë të basketbollit në botë pritet të jetë më i balancuar, pasi shumë lojtarë të mëdhenj kanë nisur të ndryshojnë ekipe.

Padyshim skuadra që po përfiton më së shumti është Brooklyn Nets, që ka arritur marrëveshje me Kevin Durant, Kyrie Irving dhe DeAndre Jordan.

Durant ka arritur marrëveshjen me Nets, për të nënshkruar një kontratë 4-vjeçare, nga e cila pritet të përfitojë rreth 164 milionë dollarë, ndërsa rikthimi i tij në fushë pritet të ndodhë vetëm gjatë vitit 2020, pasi vuan një lëndim në thembër, që e pësoi në finalet e këtij sezoni ndaj Toronto Raptors.

Me Nets që po krijojnë një super skuadër Konferenca e Lindjes do të jetë më e fortë në sezonin e ardhshëm, derisa ndryshime të ekipeve për lojtarët e tjerë priten edhe në ditët në vijim.