Ja se cilat janë ato ndryshime

Ja se cilat janë ato ndryshime

Trupi i njeriut ndryshon çdo ditë, mirëpo ju këtë e vëni re vetëm pas disa vitesh.

Shpesh ndodh që të ndiheni më të rinj se që jeni dhe çdo gjë duket perfekte, por këto ndryshime ndodhin edhe pse ju nuk e vëni re.

“Bright Side” ka renditur ndryshimet që pëson trupi gjatë viteve:

Mosha 20-30 vjet

Kjo është periudha në të cilën ju ndiheni të fortë dhe me energji, por në këtë moshë kockat ndalojnë së zhvilluari, sasia e kolagjenit në trup zvogëlohet dhe dhëmbët e pjekurisë shfaqen.

Mosha 30-40 vjet

Shumë njerëz në këtë moshë shpesh shfaqen si më të rinj në paraqitje. Në këtë moshë muskujt fillojnë të dobësohen, shtohet dhjami në to, ndërsa sasia e kolagjenit dhe elastinës bie.

Mosha 40-50 vjet

Shumë shkencëtarë besojnë se trupi i njeriut arrin pjekurinë në moshën 38-vjeçare dhe më pas fillon plakja. Në këtë moshë bie numri i qelizave nervore, në trup akumulohet dhjam, shikimi dobësohet, kockat bëhen më të buta si dhe sasia e hormonit estrogjen te femrat bie.

Mosha 50-60 vjet

Në këtë moshë paraqitja pëson ndryshim të dukshëm. Qelizat e trurit fillojnë të dëmtohen, rritet rreziku i problemeve të gastritit dhe memoria përkeqësohet.

Mosha 60-70 vjet

Nervat dhe receptorët nuk funksionojnë siç duhet në këtë periudhë. Zëri fillon të ndryshojë, funksioni i zemrës fillon të bjerë, si dhe kockat dobësohen prandaj dhe gjatësia e njerëzve në këtë moshë shkurtohet pak.

Mosha 70 dhe më shumë

Ky grup njerëzish konsiderohen të moshuar dhe ndodh zvogëlimi i masës muskulare, i sasisë së dhjamit në trup, i shpejtësisë së rigjenerimit, si dhe një përkeqësim i memories afat shkurtër./21Media