Mama June u bë e famshme kur vajza e saj u bë pjesë e serive televizive

Mama June u bë e famshme kur vajza e saj u bë pjesë e serive televizive

Pesha e saj në fillim të famës ishte çështje diskutimi, dhe mënyra e jetesës së saj ishte shumë e pashëndetshme, gjë që e bëri subjekt shakaje atë.

Mirëpo Mama June u hakmorr në mënyrën më të mirë, duke ndryshuar mënyrën e jetesës dhe me këtë edhe trupin e saj.

Kjo ndodhi pasi shou televiziv Honey Boo Boo mbaroi, dhe ajo vendosi që të hiqte kilet e tepërta, dhe bota e përcolli transformimin e saj në serinë Mama June: From Not to Hot, shkruan rtv21.tv.

Kur e filloi udhëtimin e saj ajo ishte hiq më pak se 210 kilogramë, por caku i saj ishte të mbërrinte një peshë shumë më të ulët. Këtë e bëri duke ushtruar me një trajner personal, por edhe me anë të operacioneve plastike.

Pas muajve të trajnimit dhe operacioneve për largimin e lëkurës së tepërt, ne mund të shohim ndryshimin drastik të Mama June, ajo duket për mrekulli, dhe puna e saj është shpaguar.

.

“Tani ndihem se jam bërë edhe nga jashtë personi që gjithmonë e kam ndjerë brenda”, shpjegoi ajo për revisten People./21Media