A mund ta bëjnë diferencën votat me kusht dhe të diasporës?

A mund ta bëjnë diferencën votat me kusht dhe të diasporës?

Zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, sipas rezultateve preliminare nxorën fitues Lëvizjen Vetëvendosje me 25. 49 të votave, LDK e dyta me 24.82.

Megjithatë ende nuk janë numëruar votat me kusht dhe ato të diasporës. Se sa mund të bëjnë ndryshim në rezultat këto vota, sonte në “Click” në RTV 21 foli Artan Murati nga KDI, përcjell portali rtv21.tv.

Sa u përket votave me kusht Murati tha se në këtë mënyrë më shumë kanë votuar komisonerët e partive politike dhe personat të cilët kanë qenë të angazhuar në ditën e zgjedhjeve.

“ Kjo mund ta bëjë diferencën, mirëpo edhe këtu kjo votë pritet të jetë e shpërndarë nëpër subjekte politike që ky mund të jetë lajm i mirë për disa subjekte të cilat po presin me ngulm sado pak vota që ndoshta mund ta bëjë edhe diferencën mes kalimit të pragut ose jo.”, tha Murati.

Ai tutje foli edhe për votat e diasporës për të cilat tha se mund të ndodh që numri më i madh i tyre janë të LVV-, por që sipas tij ka edhe vota të shpërndara për partitë tjera.

“Pastaj vijnë edhe votat e diasporës të cilat ndonëse në opinionin publik mund të ekziston një perceptim që mund të jenë të orientuara karshi një subjekti ose ma konkretiksht karshi Lëvizjes Vetëvendosje që ndoshta numri më i madh i tyre edhe është në atë formë por gjithsesi mendoj se do të ketë edhe vota që do të iu shkojnë edhe subjekteve të tjera kjo në një farë forme do ta mbajë edhe balancin aktual të rezultateve të cilat i kemi hasur në ditën e zgjedhjeve.”, tha Murati./21Media