Sot më freskët, pasdite shtrëngata me shi

Sot më freskët, pasdite shtrëngata me shi

Gjatë ditës së mërkurë vapa afrikane do të fillojë të zmbrapset më në jug të rajonit, me afrimin e një turbullire nga Atlantiku, që pritet të kalojë orëve të pasdites.

Pasdite dhe në mbrëmje pritet të ketë edhe zhvillime të shtrëngatave me shi, që vende-vende mund të shoqërohen edhe me breshër.

Nga dita e enjte masa më të ftohta ajrore do të depërtojnë mbi rajon, që pritet të zbresin temperaturat për 10 gradë deri 15 gradë Celsius nga ditët e kaluara dhe priten mundësi për riga lokale shiu.

Sot parashihet të mbajë mot i nxehtë, paradite kryesisht me diell. Gjatë ditës vranësirat do të shtohen. Erë mesatare dhe e fuqishme nga jugperëndimi, e më vonë gjatë ditës nga verilindja 5-15m/s. Indeksi UV: 8.

Nesër do të jetë mot i freskët, kryesisht me vransira. Vende-vende mundësi për riga lokale shiu. Erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 4-9m/s. Indeksi UV: 3./21Media