Fazliu: Ne nuk guxojmë të jemi kaq pasiv

Fazliu: Ne nuk guxojmë të jemi kaq pasiv

Kur Kosova shpalli Pavarësinë kemi pasur një valë të njohjeve, mirëpo po e përfundojmë 10 vjeçarin me rreziqe të ndryshme për tërheqje të njohjeve, tha Eraldin Fazliu  nga Kosovo 2.0 në emisionin “Click” të RTV21.

Fazliu beson se grupet e djathta ekstreme nuk janë një lajm i mirë për vendin.

“Në Çeki së fundmi ka filluar një iniciativë atje dhe po iu dërgohet deputetëve dhe presidenti i tyre e përkrah një gjë të tillë, do të thotë se kanë ndryshuar edhe rrjedhat në Evropë”, tha ai.

Fazliu tha se duhet të ketë fokus më të madh në përmirësimin e marrëdhënieve me pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

“Në 2015 dhe 2016 ne e kemi parë kur vendet që e kanë njohur Kosovën, sikurse Polonia nuk kanë votuar në UNESCO. Ne nuk guxojmë të jemi kaq pasiv…Duhet ta shtrojmë si pyetje se çfarë ka bërë politika e jashtme e Kosovës gjatë gjithë këtyre viteve për të lobuar më shumë, për tu fokusuar sidomos tek këto pesë shtete. Nuk besoj që kemi bërë shumë në këtë aspekt”, theksoi Fazliu./21Media