Në 2019-ën janë importuar mbi 3.7 milionë euro në alkool

Konsumimi i madh i alkoolit dhe duhanit në shoqërinë kosovare po konsiderohet ndër veset më të rrezikshme

Kosova rënditet si vendi më i varfër i Evropës Juglindore, ku 34% e popullsisë jetojnë në varfëri të skajshme, e përkundër kësaj miliona euro po harxhohen për konsum të alkoolit dhe cigares. Sipas statistikave nga Dogana e Kosovës në vitin 2019 Kosova ka shënuar rritje në importin e duhanit dhe alkoolit që konsiderohen edhe si produkte luksi.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci tha se qytetarët e Kosovës vitin e kaluar kanë konsumuar 3 mijë tonë cigare, ndërsa për blerjen e tyre janë shpenzuar deri 250 milionë euro. Sipas tij, duhani importohet kryesisht nga shtetet evropiane si Zvicra, Polonia, Gjermania dhe Italia.

“Sivjet kemi rritje të importit të duhanit Video “Sivjet kemi një rritje të importit, por trendi prapë se prapë është i njëjtë. Kosova brenda një viti shpenzon rreth 3 mijë tonë duhan, apo cigare të paketuar dhe mund të themi se trendi është përsëri i njëjti, jemi aty. Nëse vitin e kaluar kemi pasur 2700 tonë brenda një viti, gjatë këtij viti janë pak më shumë janë 2800 tonë, pra kemi një rritje të lehtë të importit të duhanit….Ne kemi shpenzuar rreth 170 milionë euro pagesë të taksave në aspektin e duhanit, derisa si vlerë totale e cila është shpenzuar për pagesë të taksave dhe për blerje të duhanit kalon 230 milionë euro. Që nënkupton që Kosova brenda një viti i shpenzon rreth 230 deri 250 milionë euro për duhan”, tha Stavileci.

Edhe pse 95% e popullsisë janë të besimit islam, fe kjo e cila ndalon përdorimin e alkoolit, qytetarët e Kosovës nuk e përfillin edhe aq. Në bazë të statistikave të Doganës së Kosovës në vitin që shkoi janë importuar më shumë se 3.7 milionë euro sasi e alkoolit.

Lloji i alkoolit të fortë kryesisht në Kosovë vjen nga Skocia e Anglia, kurse llojet e birrave importohen nga Gjermania.

“Ky vit paraqet rritje në krahasim me vitin e kaluar. Nëse vitin e kaluar kemi pasur rreth 3.4 milionë euro importe, tani jemi rritur në shumën 3.7 milionë euro importe pra ka një trend të rritje të alkoolit, por nuk do thotë që kemi një trend në rritje të konsumit, por kjo është një rritje e çmimit të bursave ndërkombëtare të çmimeve në aspektin e prodhuesve të alkoolit…Kryesisht importi i alkooli bëhet nga vendet e unionit evropian prej prodhuesve të mirënjohur, mund të cekim se kemi importe të alkooleve të forta nga Skocia, nga Anglia, importe të birrave e cila vjen nga Gjermania gjithashtu kemi importe të shumta të verërave nga Franca, nga Portugalia apo Spanja”, u shpreh Stavileci.

Por, konsumimi i madh i alkoolit dhe duhanit në shoqërinë kosovare po konsiderohet ndër veset më të rrezikshme, sidomos për shëndetin e të rinjve në Kosovë të cilët në moshën e hershme fillojnë konsumimin e këtyre dy produkteve.

Drejtoresha e Klinikës së Pulmologjisë, Rukije Mehmeti tha për KosovaPress se në këtë klinikë dita-ditës po rritet numri i rasteve që kanë probleme me mushkëritë për shkak të konsumimit të duhanit. Sipas saj, konsumi i hershëm konsumimi i duhanit është bërë një ves i keq i të rinjve kosovarë, për çka kërkoi edukim më të madh si nga prindërit ashtu edhe nga institucionet edukative e shëndetësore.

“Nga dita në ditë po kemi raste që kanë probleme me mushkëri si pasojë e duhanpirjes dhe pasojë e kësaj është se këta të rinj fillojnë shumë herët të konsumojmë duhanin qysh nga bankat e shkollës fillore kanë një periudhë të gjatë të duhanpirjes dhe mendoj se këtu duhet të punohet. Kjo ndikon në paraqitjen e jo vetëm të problemeve me mushkëri por plakjes së parakohshme, vdekjes së parakohshme, problemeve të kancerit jo vetëm në mushkri por dhe në të gjitha organet tjera në këtë shekull duhet të mendohet sa më tepër që mos të pihet duhani”, tha Mehmeti.

Pulmologia Mehmeti foli për efektet negative të alkoolit në shëndetin e njeriut.

 “Edhe alkooli ndikon në shëndet sepse alkooli gjithmonë është i lidhur me duhanin shumë pak kemi njerëz të cilët pinë alkool e nuk pinë duhan janë shokë njëra me tjetrën. Në momentin që e konsumon alkoolin e konsumon edhe duhanin dëmtohet mëlçia, dëmtohen mushkëritë…dëmtimi më i madh është truri i cili është kontrolli i gjithë trupit e me humbjen e kontrollit më nuk ka përcjellje të vetvetes”, u shpreh Mehmeti.

Përkundër që i dinë efektet negative, qytetarët e Kosovës vets ia plotësojnë qejfet sa i takon përdorimit të alkoolit dhe duhanit. Shaban Balaj tha se alkoolin e konsumon më shumë në festa, kurse duhanin e ka përditshmëri.

Ai madje tha se 60 euro në muaj më së paku i shpenzon për duhan. “Po e përdori në mënyrë të moderuar, jo shumë por as pak jo…Zakonisht një pako në ditë po…Normalisht 2 euro në ditë, 60 euro në muaj”, tha ai.

Një pako në ditë me cigare e konsumon edhe Azra Kasumi, e cila tha se në muaj për këtë shpenzim luksi paguan nga 60 deri 80 euro. Kasumi nuk ia prish vetes qejfin ndonjëherë duke pirë alkool në raste festive apo ahengje të ndryshme.

“Cigaren e pi çdo ditë e alkoolin në raste… Diku nga 60 deri në 80 euro… Kur dal pi alkool”, tha Kasumi

Në mbrëmje kur bashkohet me familjarët e saj i pëlqen ta konsumojë nga një gotë verë apo edhe raki, Atifete Ahmetit, e cila u shpreh se ajo dhe e gjithë familja e saj nuk e konsumojnë duhanin.

 “Jo kështu shumë, por me raste të veçanta…Festave, ndonjë mbrëmje, ndonjë ditëlindje se kështu për çdo natë jo….E pëlqejmë një gotë verë në darkë ashtu apo raki shumë e mirë…Duhanin askush nga familja, unë as shoku as pesë vajzat që i kam askush nuk pi duhan, anti duhanxhi jemi”, u shpreh Ahmeti.

Back to top button