Numri i përgjithshëm i të prekurve shkon në 201

Numri i përgjithshëm i të prekurve shkon në 201

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 24 raste të reja me koronavirus në Maqedoni, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve në Maqedoni shkon në 201.

Në mesin e të infektuarve është edhe 69 vjeçari i palëvizshëm nga Tetova, i cili është i infektuari i parë me koronavirus nga ky qytet. Për 69 vjeçarin prej të hënës ka alarmuar vajza e tij nëpërmjet rrjetit social Twitter. Në postin e saj ajo thotë se është lajmëruar deri tek gjitha numrat e kontaktit në Shkup dhe Tetovë për ta testuar  babain, por askush nuk ka treguar kujdes.

U desh të kalojnë 24 orë që rastin ta verifikojnë nga ministria e Shëndetësisë edhe pse për këtë rast dje u pyetën nga TV21.

Ministri Filipce sot tha se personi në fjalë është i palëvizshëm. Ka qenë në Qendrën për Rehabilitim Kozle nga 9 deri 23 mars pastaj është rikthyer në Tetovë për ngritje temperature dhe pas testeve të bëra kanë rezultuar pozitiv.

“Është e vërtetë se pacienti ka qenë i palëvizshëm por informacionet tona thonë se gjithsesi  i infektuari ka pasur vizita, sepse nëse nuk ka pasur vizita do të jetë një rast interesant që të analizohet se nga i ka ardhur virusi. Nuk do të shpejtoj me komente dhe përgjigje deri sa nuk i kemi të gjitha informacionet”, theksoi Filipçe.

Në pyetjen se përse kaq vonë është filluar me testime në Tetove, ministri Filipçe u përgjigj se testet për virus bëhen atëherë kur paraqitet rasti i parë në atë qytet. Ndërsa sot në Tetovë janë bërë mbi 30 teste për Covid-19

“Testimi bëhet atëherë kur ka indikacione epidemiologjike, kur ka të dyshuar ose edhe të sëmurë dhe atëherë kur ka kontakte primare ku duhet të kaloje periudhë prej 14 ditësh nga izolimi dhe pas asaj të kaloje periudha në inkubacion dhe pastaj të filloje të bëhet testimi”, tha Fiipçe.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe njoftoi se që nga java e ardhshme në vendin tonë to të realizohen testime mobile në vend ku dyshohet për pacient të infektuar me Covid-19, ndërsa  Kumanova do të jetë vendi i parë ku do të aplikohet testimi mobil, duke marrë parasysh se tashmë ka të infektuar asimptomatik. Filipce shtoi se gjatë javës tjetër pritet të arrijnë 500.000 maska dhe 20.000 teste tjera.

Ndërkohë që nga Klinika Infektive janë liruar dy pacientë të cilët në dy testet kontrolluese për Covid – 19 kanë rezultuar negativ. Pacientët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë lëshuar për shërim shtëpiak./TV21