Udhëtarët po kthehen në terminal

Udhëtarët po kthehen në terminal

Aeroporti londinez Heathrow njoftoi sot se nuk ka pasur zjarr në Terminalin 3, i cili më herët ishte evakuuar pas aktivizimit të alarmit për zjarr.

Ekipet kanë kryer hetimet dhe nuk kanë gjetur zjarr në Terminalin 3, pavarësisht aktivizimit të alarmit, transmeton Reuters. Në llogarinë e vet në Twitter, aeroporti Heathrow ka bërë të ditur se udhëtarët së shpejti do të kthehen në këtë terminal.

Heathrow është aeroporti më i madh në Evropë, shkruan Reuters.