Familjarët dhe shoqëria ceremonitë mund t’i ndjekin nga Skype

Familjarët dhe shoqëria ceremonitë mund t’i ndjekin nga Skype

Në parandalimin e hapjes së koronavirusit, Kishat në Angli kanë marrë vendim që në ceremonitë e dasmave të marrin pjesë vetëm pesë persona.

Pra, në ceremonitë martesore do marrin pjesë prifti, nusja, dhëndrri dhe dy dëshmitarë. Pjesa tjetër, nëse dëshiron të jetë moralisht e pranishme, mund ta ndjekë ceremoninë nga Skype.

“Numri i personave në kishë do të jetë i kufizuar, të afërmit ose miqtë e familjes mund ta ndjekin ceremoninë përmes platformave të tilla si Skype”, u tha nga autoritetet kishtare.

Raportohet se prifti nuk mun t’i prek unazat për t’i bekuar ata, as nuk duhet të prekë duart e çiftit si pjesë e një lutje ose bekimi. /21Media