I ftuar në emisionin “Argument Plus” ishte shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti

I ftuar në emisionin “Argument Plus” ishte shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti

Duke biseduar për bashkëpunime politike, Hoti deklaroi se ka parti politike që për shkak të së kaluarës dhe të tashmes, LDK nuk e sheh fare që mund të bashkëpunojë me ta.

Me këtë ai i referohet PDK-së, duke deklaruar që nuk ka asnjë gjasë që Lidhja Demokratike të punojë me PDK-në, shkruan rtv21.tv.

Gazetarja Leonora Dalipi i rikujtoi Hotit se deklarime të tilla ishin bërë edhe para koalicionit të fundit mes LDK-së e PDK-së, por që në fund ndodhi e kundërta.

Për këtë shefi i GP të LDK-së deklaroi se tash është një situatë krejt tjetër, pasi është disponim i plotë politik brenda LDK-së , brenda elektoratit dhe strukturave të LDK-së që nuk mund të bashkëpunojnë me PDK-në./21Media