Në Bruksel kërkohet veprim urgjent kundër ndryshimeve klimatike

U protestua në Bruksel

Mijëra njerëz kanë formuar një zinxhir njerëzor sot në qendër të Brukselit, duke dëshiruar të tërheqin vëmendjen e publikut se veprimi urgjent, i bashkërenduar është i nevojshëm për të luftuar ndryshimin e klimës.

Rreth 2,400 njerëz morën pjesë në demonstratën paqësore, tha policia. Sipas Reuters, ata rrethuan ndërtesën e Parlamentit belg dhe pallatin mbretëror.

Demonstrata që zgjati dy orë u zhvillua gjatë Konferencës së OKB-së për Klimën në Madrid, duke mbledhur përfaqësues nga e gjithë bota.

“Qëllimi kryesor është të kërkojmë ambicie më të mëdha Kilmatike dhe qeveria federale të adresojë krizën e klimës”, tha Julie Van Hutrive, zëdhënëse e Koalicionit të Klimës në Belgjikë, një nga organizatorët. Ajo theksoi nevojën për bashkëpunim midis qeverive dhe politikanëve në Belgjikë.

Back to top button