Në çdo moment pritet lirimi i Lushtakut nga paraburgimi

Koci tha se të gjitha procedurat kanë përfunduar për lirim dhe në çdo moment pritet lirimi Lushtakut

Dera e burgut të Sigurisë së Lartë në Gërdoc pritet të hapet në çdo moment ku pritet që të lirohet nga paraburgimi kryetari i Skënderajt Sami Lushtaku.

Avokati i Lushtakut, Arianit Koci tha për KP se të gjitha procedurat kanë përfunduar për lirim dhe në çdo moment pritet lirimi i Sami Lushtakut nga paraburgimi.

Gazetarët e KosovaPress-it që gjendet para burgut në Gërdoc raportojnë se është edhe djali i tij Mërgimi.

Gjykata Supreme sot liroi Lushtakun nga të gjithat akuzat për krime lufte, për të cilat ishte dënuar me 12 vite burgim nga Gjykata Themelore në veri të Mitrovicës, e më pas 7 vite burgim nga Apeli.

Back to top button