Sipas agjencive ndërkombëtare të lajmeve

Sipas agjencive ndërkombëtare të lajmeve

Në Çeçeni ekzistojnë kampe të përqendrimit për homoseksualët, ndërsa aktivistët për të drejta të njeriut theksojnë se të burgosurit janë torturuar dhe janë rrahur për vdekje.

Siç raportuan mediet ndërkombëtare, ky lajm doli në sipërfaqe pasi që u konfirmua se javën e kaluar me qindra homoseksualë kanë përfunduar në burgje, tre prej të cilëve janë vrarë, shkruan rtv21.tv

Sipas mediave, një nga këto kampe është vendosur në një ish-kazermë të ushtrisë në qytetin Argun. Njëri prej të burgosurve, i cili ka arritur të arratiset nga një kamp i tillë, i ka rrëfyer aktivistëve se gjatë torturimit të bujanë detyruar të zbulojnë emrat e të gjithë homoseksualëve që njohin.

Mediat raportuan se urdhrin për përndjekjen e homoseksualëve e ka dhënë personalisht Presidenti i Çeçenisë, Ramzan Kadirov, por regjimi i tij ka mohuar ekzistimin e kampeve për homoseksualët./21Media