Kërkimet janë bërë nga Universiteti i Warwick në Angli

Kërkimet janë bërë nga Universiteti i Warwick në Angli

Hulumtimet e fundit kanë treguar se fëmijët e sapolindur me kombësi britanike, kanadeze dhe italiane qajnë më shumë nga të gjithë.

Kërkimet nga Universiteti i Warwick në Angli treguan se të qarat e bebeve të porsalindura ndryshojnë nga një vend në tjetrin.

Kështu u llogaritën të qarat e fëmijëve në muajt e parë të jetës.  Në Angli në dy javët e para, rreth 28% e bebeve qajnë më shumë se 3 orë në ditë për 3 ditët e fundit të javës.

Në Kanada, në javën e tretë dhe katërt qajnë rreth 34.1% e bebeve dhe në Itali bebet qajnë rreth  20.9% në javën e tetë dhe nëntë.

Përkundrazi, në Danimarkë u shënuan shifra të ulta,  rreth 5.5% në javën e tretë dhe katërt dhe Gjermani 6.7% në javën e tretë dhe të katërt. Kërkimet gjetën gjithashtu se bebet qajnë rreth 2 orë në ditë në javët e para të jetës.

E qara në përgjithësi mund të zgjasë rreth 2:15 minuta në ditë në javën e gjashtë dhe më pas pakësohet në një shifer prej 1:10 min në javën e dymbëdhjetë. Studimi u publikua në “Gazetën e Pediatrisë”(Londër).