Koha e duhur kur duhet të flejë fëmija juaj

Koha e duhur kur duhet të flejë fëmija juaj

Të gjithë e kujtojmë kohën kur prindërit na obligonin të flejmë në një orë të caktuar, si dhe emocionet tona kur ndonjëherë koha e gjumit shtyhej edhe për disa minuta.

Ka pasur shumë orare për të cilat thuhej se në këtë orë  është e përshtatshme të flenë fëmijët. Por sipas grafikut të postuar në lifehacker.com, fëmijët e moshave të ndryshme duhet të shkojnë në shtrat për një kohë të caktuar … dhe të gjitha varen se në sa ora zgjohen në mëngjes , përcjell rtv21.tv

Grafikoni i cili përfshin moshat nga pesë deri në 12 vjeç,  tregon se fëmijët e moshës pesë vjeçare duhet të shkojnë në shtrat nga ora 18: 45 deri në 20 : 15 në varësi të kohës në të cilën zgjohen Ndërkohë fëmijët e moshës 12 vjeç duhet të flenë në çdo kohë nga ora 20 : 15 deri në orën 21: 45. Pra, në çfarë kohe DUHET të shkojë në shtrat fëmija juaj?

Hidhni një sy në tabelën më poshtë,  në të cilën në rreshtin vertikalisht ana e majtë është dhënë mosha e fëmijës, në reshtin e parë horizontalisht, ora kur zgjohet në mëngjes dhe në rreshtat tjerë ora se kur duhet të flejë fëmija për çdo moshë.

Nëse pesëvjeçari juaj do të ngrihet në orën 06.30, do të jetë gati të shkojë në gjumë në orën 19: 15, por nëse është zgjuar  në orën 07: 00 të mëngjesit, ata do të jenë të gatshëm të qëndrojnë në mbrëmje deri  në orën 19: 30.

Ndërsa një tetëvjeçar i cili ngrihet në orën 06: 45 të mëngjesit do të mund të rrijë zgjuar deri në orën 20: 15, kurse fëmija i të njëjtës moshë i cili zgjohet  më vonë, në orën 07: 30 nuk do të jetë gati për shtrat deri në orën 21:00. Pra pajtoheni me tabelën?/21Media