Indeksi i perceptimit të korrupsionit është një listë që tregon vendet më të korruptuara dhe ato më pak të korruptuara në botë

Indeksi i perceptimit të korrupsionit është një listë që tregon vendet më të korruptuara dhe ato më pak të korruptuara në botë

Në këtë fillim vit, është publikuar lista për vitin 2017, e cila shfaq 180 shtete dhe listën e tyre duke shikuar nivelin e korrupsionit publik, më një rezultat nga 0 deri në 100, shkruan rtv21.tv.

Sa më i madh që është numri drejt 100shit, aq punë më të mirë po bën ai shtet për të parandaluar korrupsionin, dhe një rezultat nën 50 shfaq se ai shtet ka probleme serioze me korrupsionin.

Zelanda e Re është vendi më i pa korruptuar sipas këtij indeksi, ndërsa Zvicra, e edhe vendet skandinave Danimarka, Finlanda, Islanda, Norvegjia e Suedia shkëlqejnë, por rreth 2/3 e vendeve të botës kanë një rezultat nën 50.

Kosova ka një rezultat 39, dhe është në pozitën e 85të në listën e vendeve më të korruptuara në botë, duke lënë rreth 100 shtete pas, që janë në gjendje më të keqe. Kosova gjendet në situatë më të mirë se Shqipëria që është vendi i 91të në listë, duke ndarë këtë vend me Bosnjën e Hercegovinën, si dhe Maqedonia që është në vendin e 107të.

Ky indeks mat perceptimin e korrupsionit, kështu që mund të mos jetë një reprezentues aktual i korrupsionit./21Media