Merita feston ditëlindjen e 51-të

Merita feston ditëlindjen e 51-të

Familja Muqiqi është një ndër familjet më të njohura që ka skena. Me vite të tëra ju kanë argëtuar me këngë të bukura të cilat u pëlqyen shumë nga të gjitha gjeneratat.

Familja e tyre sot ka një arsye të madhe që të ketë festë, këngëtarja e madhe e skenës, Merita Spahiu ka ditëlindjen dhe familjarët zgjodhën fjalët më të bukura për ta uruar atë.

I biri zgjodhi fjalët më prekëse për t’ia dëshmuar se sa shumë e do atë, transmeton rtv21.tv

“Sot ke ditëlindjen e shtrenjta ime NANË. Te duaa dhe vetem zoti e din se sa. Urimeee jo vetem sot por çdo ditë çdo orë ,minutë dhe sekondë të jetes tënde”, shkroi ai krahas fotografisë.

Urim të bukur i dedikoi edhe reja e saj, Egzona. “Urime ditelindjen Mami edhe 100vite se bashku me ne te duam shume”, shkroi ajo krahas fotografisë.

E bija e saj e bukur, Biona ia dëshmoi se sa shumë e do.

Ndërsa ende nuk ka pranuar një urim publik nga bashkëshorti./21Media