E ëmbla Genta

E ëmbla Genta

Këngëtarja e mirënjohur, Genta Ismajli sot feston ditëlindjen e 35-të. Në këtë ditë të veçantë për të, artistja ka publikuar një fotografi nga fëmijëria, ku si gjithmonë Genta duket shumë energjike, shkruan rtv21.tv

35-vjeçarja gjithmonë kujdeset që mos të zë vend në mediat rozë sa i përket lajmeve për jetën e saj private.

Genta tani ka arritur në majat e suksesit. Këngët e saj janë bërë hite dhe vazhdon të mbetet ndër këngëtaret më të kërkuara në koncerte të shumta dhe jo vetëm në Kosovë, por në të gjitha trojet ku ka shqiptarë.

Projekti i fundit i Gentës është “Zjarr”, të cilin e ka sjellë në fund të muajit mars. Muzikën e këngës e ka bërë Irkenc Hyka, tekstin e ka shkruar MUMA, ndërsa për videoklipin është përkujdesur Bug Production./21Media