Në Durrës nisin arrestimet e ndërtuesve ilegalë

Pas tërmetit vdekjeprurës

Plot 17 urdhërarreste janë lëshuar për ndërtuesit ilegalë në qytetin e Durrësit lidhur me pasojat e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Oranews raporton se fletarrestet e lëshuara lidhen me objektet që shkaktuan viktima nga tërmeti i 26 nëntorit.

Prokuroria e Durrësit kishte nisur që nga 29 nëntori të merret me hetime në lidhje me mënyrën e ndërtimit të disa objekteve që u shembën nga tërmeti e ku vdiqën 25 persona

Nga tërmeti shkatërrues të 26 nëntorit në Shqipëri, humbën jetën 52 persona, mbi 900 mbetën të lënduar dhe shumë të pastrehë.

Back to top button