"Dita e dytë më e bukur pas lindjes së Ajkës”

Dita e dytë më e bukur pas lindjes së Ajkës”

Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj dhe aktori i njohur shqiptar, Bes Kallaku, sot festojnë dy vjetorin e martesës, shkruan rtv21.tv

Me një fotografi të dasmës, Bes Kallaku i ka uruar Xhensilës përvjetorin, teksa ka thënë se është dita e dytë më e bukur e jetës, pas lindjes së Ajkës.

“Gëzuar përvjetorin e dytë Xhensila Myrtezaj! Dita e dytë më e bukur pas lindjes së Ajkës”, ka shkruar Bes Kallaku në Instagram.

Në korrik të vitit 2018, martesa e Besit dhe Xhensilës është bekuar me një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Ajka./21Media