Në emision janë përdorur fjalë fyese ndaj shqiptarëve si “divo pleme” (fis i egër), “shiptari”, çergar “nomad”

Në emision janë përdorur fjalë fyese ndaj shqiptarëve si “divo pleme” (fis i egër), “shiptari”, çergar “nomad”

Në emisionin “Milenko Nedelkovski Show”në Maqedoni, të emituar në Tv Alfa, në të cilin e ftuar ishte Mirka Velinovska janë përcjell qëndrime të cilat nxisin urrejtje në bazë të përkatësisë etnike.

Në këtë emision janë përdorur fjalë fyese ndaj shqiptarëve si “divo pleme” (fis i egër), “shiptari”, çergar “nomad” si dhe shumë fjalë të tjera fyese.

Ndër të tjera mysafirja në studio thotë se në librat historike nuk përmenden askund se ekzistojnë shqiptarët, dhe thotë se nuk ka shqiptarë, por ata janë arnaut. Për këtë moderatori i emisionit Milenko Nedellkovski në as një rast nuk e ndalon mysafirin e tij për këto fjalë, por i bashkëngjitet duke shtuar fjalë fyese, raporton Tv21.tv

Agjencia për shërbime audio dhe audiovizuale njofton se pas monitorimit të emisionit Milenko Nedelkovski Show, i imituar në TV Alfa më 27 janar, është konstatuar se janë përcjellë qëndrime të cilat nxisin dhe shpërndajnë diskriminim, intolerancë dhe urrejtje në bazë të përkatësisë etnike.

Në njoftimin nga Agjencia thuhet se në mënyrë të shkruar do të njoftohet Televizioni se është shkelur neni 48 i Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele. Ndërsa pamjet nga emisioni dhe raport me shkrim për mbikëqyrjen e programit ekzekutiv do të dorëzohen në Zyrën e Prokurorisë Publike në Shkup dhe Komisionit për Mbrojtje nga Diskriminimi për veprime të mëtejshme./21Media