Këngëtarja kosovare në Turqi krahasohet me Lady Gagën

Këngëtarja kosovare në Turqi krahasohet me Lady Gagën

Në ngritjen e imazhit të Kosovës në vende të ndryshme të botës po kontribujnë emra të njohur të të gjitha fushave. Përveç artit e sportit, muzika është njëra ndër fushat me të cilat kosovarët po arrijnë më shumë sukses në botë.

Këngëtarët kosovarë shpeshherë janë në maja të top-listave nëpër botë, madje bëhen edhe imazhe të brendeve të njohura, shkruan rtv21.tv

Në mesin e këtyre artistëve është edhe këngëtarja Asya Gashi, e cila në vitin 2016 la çdo aktivtet në Kosovë për të filluar një jetë të re dhe për të realizuar ëndrrat e saj në Turqi.

Asya në një intervistë për portalin rtv21.tv tregoi vështërsit në të cilat ka kaluar në fillim të karrierës në Turqi. Sipas saj, probelmi më i madh ishte komunikimi në gjuhën turke.

Kam pasur shumë vështërsi pasi që nuk flisja gjuhën turke dhe ishte shumë e vështirë për mua të interpretoj ose të paraqitesha në magazina programe të ndryshme nuk kisha as miq dhe familjar të me orientonin. Por vetëm muzika dhe ëndrrat mbijetonin në mua”, tha Asya .

Duke i qëndruar besnike ëndrrës që e kishe, Asya me punën e saj arriti që në tregun e muzikës së Turqisë të pëlqehet mjaft shumë.

Projekti i saj i parë i cili konsiderohet si çelësi që ia hapi dyert e suksesit këngëtares titullohet “Riya”. Kjo këngë u lansua në stadiumin e Galatasaray ku mori vemendjen e gjitha mediave, si dhe u përkrah nga futbollisti i njohur Muslera.

Por, nuk mjaftoi me kaq, kënga e saj e tretë “Babe babe” e cila është në gjuhën shqipe është radhitur e 3-ta në i-Tunes

Unë deri tani kam 3 këngë të realizaura secila këngë shënoi një histori në botën time muzikore. Kënga e parë “Riya” e cila u realizua nga producentet më të njohur në Turqi u lansua në stadiumin e Galatasaray-it u pëlqye nga futbolleri, Muslera pastaj hyri në toplisten ndër 20 këngët më të dëgjuara në kral pop. “Dansöz” po ashtu më është besuar hiti nga pop stari më i madh në Turqi Serdar Ortaç. Dhe tani kënga “Babe babe” u radhite e 3 në i-tunes dhe në këtë këngë mbizoteron gjuha shqipe”, tha Asya për portalin rtv21.tv

Stili dhe zëri i saj në Turqi është krahasur me atë të artistes së njohur, Lady Gagës. Këngëtarja nga Kosova për portalin rtv21.tv tregoi se ka mbetur pa fjalë kur ka parë vetën duke krahasur me Lady Gagën. Madje në titujt e shumë artikujve në mediat turke, Asyas ju janë drejtuar si “Lady Gaga” e Kosovës.

Kam mbetë pa fjalë kur e kam parë se të gjitha magazinat në Turqi më kishin krahasuar me Lady Gagan dhe ishte lajmi më i lexuar për 6 orë. Për mua Lady Gaga është një artiste e kompletuar”, tha këngëtarja.

Për portalin rtv21.tv Asya tregoi se ka në plan që në verë ta sjellë një këngë në gjuhën shqipe. Kurse, në këtë muaj ajo do të sjellë një këngë, e cila më pare është kënduar nga George Harrison, e shumë artistë të tjerë

Këtë muaj do të lansoj një këngë spirtuale e cila më është besuar dhe është kënduar nga George Harrison, Ergin Koray e shumë artistë ndërkombetar, Hare Kishna. Pas kësaj do jetë një këngë në gjuhen turke e në verë pritet një këngë në gjuhen shqipe”, tha Asya.

Ajo mendon se Kosova ka shumë talentë, dhe se ndihet krenare që edhe ajo bashkë me artistë tjerë po kanë mundësi të iu tregojnë të tjerëve se një vend i vogël si Kosova ka njerëz shumë të talentuar.

Ndjehem krenare dhe motivuse kur shoh të rinjtë që ecin perpara që u tregojmë botës se një vend i vogël ku ka njerëz të mëdhnjë dhe shumë të talentuar”, u shpreh Asya.

Këngëtarja kosovare tashmë e njohur në Turqi tregoi se gjithë motivin për punë  e gjen të dashuria e madhe që e ka për të.

Kujtojmë se, këngëtarja në Kosovë ka përfunduar shkollën e mesme të muzikës. Si dhe Asya është emri artistik i këngëtares, pasi që emri i saj i vërtetë është Laureta Gashi.. /21Media