Enca shfaqet duke notuar në pishinë

Enca shfaqet duke notuar në pishinë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia po shijon pushimet në një ambient luksoz në Turqi.

Në rrjetin social Instagram, ku numëron mbi dy milionë ndjekës, Enca po ndan momente të këndshme që po kalon atje nga mëngjesi e deri në mbrëmje.

“U lodhëm tu pushu”, ka shkruar këngëtarja krahas fotografisë së fundit që ka publikuar në të cilën shfaqet me një kostum të veçantë.

Këngëtarja e cila vazhdimisht tërheq vëmendje me fotografitë në bikini është filmuar duke u larë në pishinë me po të njëjtin kostum si në foto.

Kujtojmë që projekti i fundit i Encës është “Jealous”, i publikuar më 19 korrik. Kjo këngë deri tani në Youtube ka mbi 4 milionë klikime./21Media