Adelina shihet e qeshur teksa e ka përqafuar burri

Adelina shihet e qeshur teksa e ka përqafuar burri

Adelina Tahiri është ndër këngëtaret më të komentuara të showbizit, e edhe më shumë e përfolur që nga martesa me biznesmenin maqedonas, Serjozha Markov.

Megjithëse është në periudhën e fundit të shtatzanisë, këngëtarja nuk po ndahet nga rrjetet sociale, në të cilat po publikon imazhe të shumta për 354 mijë ndjekësit e saj në instagram, shkruan rtv21.tv

Së fundmi, këngëtarja ka realizuar një fotosesion të shtatzanisë, me ç’rast kohë pas kohe ajo po i publikon në rrjete sociale. Në imazhin e fundit që Tahiri ka hedhur në instagarm, ajo shafqet së bashku me bashkëshortin, i cili shihet duke ia prekur barkun.

E veshur me të zezë në pjesën e sipërme dhe me bark të zbuluar, Adelina shihet mjaft e lumtur në fotografinë e fundit.  ”I love u”, ka shkruar këngëtarja krahas imazhit që ka marrë pëlqime dhe komente të shumta.

Ndryshe, “S’je normal” është kënga e fundit nga Adelina Tahiri, e cila është pëlqyer mjaft nga publiku./21Media