Në Frankfurt prezantohet makina e së ardhmes

Teknologjia e fundit që premton të revolucionarizojë të ardhmen e lëvizjes

Në panairin e Frankfurtit në mesin e shumë zbulimeve të reja është duke u prezantuar edhe një makinë që po cilësohet si makina e së ardhmes. Bëhet fjalë për një makinë futuriste autonome Snap nga prodhuesi zviceran i automjeteve Rinspeed.

Vizitorët po shohin pak të ardhmen në panairin në Frankfurt me këtë makinë futuriste autonome Snap. Kjo makinë u soll në jetë nga një grup partnerësh, përfshirë korporatën gjermane për softuer SAP.

Ne do të kemi mundësi të shfrytëzojmë kohën tonë ndryshe“, tha Edina Sewell nga SAP, shkruan rtv21.tv

Pra, sa herë që nuk kam nevojë të merakosem për trafikun, nuk kam nevojë të merakosem për atë që do të ndodhë rreth meje. Mund ta marr shtruar. P.sh. nëse po shkoj në ndonjë mbledhje, përgatitem për mbledhjen time këtu. Do të kisha ndonjë telekonferencë këtu ose vetëm të mbështetesha dhe të shtendosesha“, shtoi Sewell.

Kompania fillestare me seli në Berlin, ONO, dëshiron të largojë nga rruga makinat që ndotin rrugët.

Përgjigja? Transportieri pa lirim të gazrave që ndihmohet me pedale. Shoferët kanë ndihmën e një baterie elektrike për t’i çuar  në vendarritjen tjetër.

Më i ngadalshëm sesa një veturë, shpejtësia maksimale është 25 km/h, por vetura në qytet është më e ngadalshme, apo jo?“, tha kryeshefi ekzekutiv dhe bashkë-themeluesi, Beres Seelbach.

Në Berlin, shpejtësia mesatare e veturave është 16 kilometra në orë, sepse ngecni në trafik, duhet të kërkoni vendparkim. Ne jemi në fakt më të shpejtë sesa një veturë në qytet, sepse mund të kapërceni rrëmujën në trafik dhe ne shumë më lehtë gjejmë vendparkim“, theksoi Seelbach.

Softueri i mençur me seli në Hannover, Graphmasters, premton një të ardhme pa bllokime në trafik.

Në vend të planifikuesve konvencionalë të rrugëve, Nunav i Graphmasters përdor inteligjencën e luzmës.

I ofron secilit përdorues individualisht një udhëtim optimal, bazuar në të dhënat e trafikut, shpejtësinë e udhëtimit, kapacitetet aktuale dhe të ardhshme të rrugës dhe kohën e arritjes.

Në botën e sotme, 90% e krejt trafikut lëviz në 10% të krejt rrugëve. Pra, me teknologjinë tonë, po, trafiku mund të zgjerohet. Por ajo që nuk po bëjmë është drejtimi i njerëzve nëpër rrugët e banorëve, sepse algoritmi ynë i lëvizjes thjesht nuk do ta lejojë këtë dhe agjencitë për menaxhimin e trafikut, në fakt, mund të ndikojnë në algoritmet tona për të thënë se jeni në shtegun e duhur ose nuk jeni në shtegun e duhur“, tha Alexander Meister nga Graphmasters.

Nganjëherë punonjësve u duhen sy të vëmendshëm për t’u ndihmuar që të kompletojnë një punë dredharake.

Për këtë, është platforma e realitetit të shtuar VSight, që u lejon ekspertëve “të shohin” nëpërmjet syve të punonjësve dhe të ofrojnë ndihmë nga larg, duke shtuar informacione të dobishme digjitale sipër pamjes së botës reale.

Kompanitë po humbasin shumë kohë dhe përpjekje kur kanë problem në fushë dhe çdo minutë është me rëndësi për ta. Në fakt, disa nga ta po humbasin  20,000 euro në minutë. Pra, ne u ndihmojmë që të marrin veten shumë shpejt nga këto keqfunksionime dhe probleme në terren“, tha Chat Kahraman, bashkë-themelues i VSight.

Panairi ndërkombëtar motorik IAA hapet për publikun të enjten dhe qëndron i hapur deri më  22 shtator./21Media

 

 

Back to top button