Në Gjakovë, mbahet konferenca shkencore “Çështje të gjuhës, letërsisë dhe përkthimit letrar”

Sot, në Komunën e Gjakovës u mbajt konferenca shkencore ndërkombëtare për “Çështje të gjuhës, letërsisë dhe përkthimit letrar”.
Pas hapjes dhe fjalimit përshëndetës në konferencë shkencore letrare ndërkombëtare për “Çështje të gjuhës, letërsisë dhe përkthimit letrar”, u prezantuan kumtesa shkencore nga Albert Riska me temën “dukuri e fenomene me burim sllav të Shqipërisë, nga Berton Sulejmani “përkthimi i veprave letrare nga maqedonishtja në gjuhën shqipe”.
Po ashtu, u mbajt dhe seancë për gjuhësi, me temat “mbi huazimet e gjuhës shqipe në leksikun e gjuhës greke” dhe “parafjalët e parme të shumëkuptimshme në dhe mbi në gjuhën shqipe, në strukturat semantiko-sintaksore, në përçasje mr gjrgjësisht përkatëse në anglishte dhe greqishte”.
Pjesëmarrësit e këtyre takimeve dhe konferencave ishin nga trevat shqiptare, nga Tirana, Tetova, Elbasani, Korça, Shkodra, Ulqini, Vlora, por gjithashtu kishte dhe nga ata të shteteve Itali dhe Bullgari./21Media

Back to top button