Ende nuk është zbuluar se si kanë ndodhur vrasjet

Ende nuk është zbuluar se si kanë ndodhur vrasjet

Policia gjermane njoftoi sot se ka hapur një hetim pasi ka gjetur trupat e tre personave të vrarë me shigjeta në një dhomë hoteli në Bavari.

Punonjësit e një hoteli në qytetin e Pasaut gjetën trupat e një burri 53 vjeç dhe dy gra 33 dhe 30-vjeç.

Siç deklaroi policia, ata janë shtetas gjermanë.

Kufomat e personave të vdekur janë dërguar me urdhër të prokurorit për obduksion.