Në aspektin kulturor festivali Angros, është kujdesur që të pasqyroj autenticitetin dhe atributet unike të qytetit

Në aspektin kulturor festivali Angros, është kujdesur që të pasqyroj autenticitetin dhe atributet unike të qytetit

Arti, muzika, ushqimet tradicionale dhe punëtori të ndryshme janë karakteristikë e këtij festivali i cili mbanë emrin nga antikiteti për lumin Morava.

Komuna e Gjilanit, në bashkëpunim me “Balkan Union”, këtë vit prezantojnë festivalin veror “ANGROS” i cili po mbahet me 3, 4 dhe 5 gusht 2018.

 Organizatorët kanë thënë se emri i këtij festivali “Angros” ishte emri i lumit Morava në antikitet.

 “Ky festival është një iniciative e nxitur nga nevoja për aktivitete rekreative dhe edukative gjatë muajve të verës kur qyteti i Gjilanit ka ardhjen e qytetarëve të saj nga diaspora, pastaj kthimi i studentëve nëpër shtëpitë e tyre dhe mysafir të ndryshëm që japin një gjallëri të madhe dhe dinamikë jetës në Gjilan”, kanë thënë organizatorët nga festivali Angros.

Këtë vit mbahet edicioni i parë dhe ka një program mjaft të pasur me grupe të ndryshme muzikore dhe DJ, kuzhinë tradicionale dhe aktivitete e lojëra tjera interesante për vizitorët.

Si një ndër ngjarjet më të mëdha në qytet, festivali është kujdesur për të gjitha detajet në mënyrë që vizitorët të kenë rehati dhe siguri – ndërsa shijojnë aktivitetet dhe produktet më të mira të vendit.

Në aspektin kulturor festivali Angros, është kujdesur që të pasqyroj autenticitetin dhe atributet unike të qytetit – përfshi edhe artistë të ndryshëm të vendit me prezantime dhe veprat e tyre.

 Kjo mënyrë e ekspozimit të vlerave të qytetit përballë bashkatdhetarëve dhe në bashkëpunim me rininë gjilanase siguron që vlerat tona të promovohen edhe tek diaspora dhe kështu të kontribuojmë në bashkëpunim artistik e kulturor edhe me potencialin tonë në Evropë.

 Hapja e festivalit gjatë ditës së djeshme kishte në vete Ekspozitën, pastaj vallëzimi Zumba, bende të ndryshme muzikore nga Gjilani, Kosova e Shqipëria.

 Dita e sotme është përcjellë me ushqime tradicionale, pastaj organizimi i punëtorisë në fushën e Artit dhe riciklimit, në fushën e fotografisë, pastaj Stand Up comedy nga aktori, Avni Shkodra, Tanju Şerif, Dagg X base, Lilac, Lekë dhe Toton nga Kosova.

Ndërsa, dita e nesërme 5 gusht pos tjerash ka edhe Yoga, ushqime tradicionale, vazhdimi i punës së puntorive, poezi dhe përmbyllja e festivalit./21Media