Në Kosovë sot ditë zie

Në Kosovë sot ditë zie

Në mesin e viktimave që humbën jetën nga tërmeti në Shqipëri gjenden edhe dy kosovarë nga Gjilani, trupat e të cilëve janë nisur për në Kosovë.

Në përkujtim të tyre dhe të gjithë viktimave nga tragjedia që ka tronditur shqiptarët, qytetarë të shumtë nga Gjilani, kanë ndezur qirinj para Teatrit të Qytetit.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka anuluar të gjitha aktivitetet kulturore e muzikore për 28 nëntor dhe ka vendosur që mjetet e parapara t’i dedikohen familjes Abazi.

Deri tani ka shkuar në 28 numri i viktimave nga tërmeti në Shqipëri, teksa raportohet për qindra të lënduar./21Media