Në Hardhfest pritet të jenë 50 mijë vizitorë

Nga data 7 deri më 10 shtator n’Konak të Rahovecit do të ketë aktivitete me qëllim të festës së vjeljes së rrushit

Edhe sivjet me sloganin ‘mbas verës vjen vera’, nga data 7 deri më 10 shtator n’Konak të Rahovecit do të ketë aktivitete me qëllim të festës së vjeljes së rrushit HardhFest, i cili promovon rajonin vreshtar të Rahovecit, si dhe turizmin rural në Kosovë.

Drejtori kreativ Agi Haxhimurati nga HardhFest, tha sot se presin nga ky festival që të ketë 50 mijë vizitorë dhe aktivitete kulturore muzikore me grupe të ndryshme.

Edhe Gardalin Shtavica, drejtor në Drejtorinë për Kulturë dhe Rini në Rahovec, tha se organizimi për promovimin rrushit do të jetë në nivelin e duhur me prodhues të rrushit, verës rakisë.

HardhFest organizohet nën përkujdesjen e MBPZHR-së dhe komunës së Rahovecit.

Back to top button