Në inputet e Bujqësisë ka rënie per -2,9%, krahasuar me periudhen e njëjte të viti 2017

Grubullimi i çmimve është kryer në vendet ku inputet bujqësore janë në dispozicion

Agjencia e statistikave të Kosovës, ASK-ja, ka publikuar  “Indeksin e Çmimeve të Inputeve në Bujqësi” për tremujorin e dytë.

Sipas këtyre statistikave, në tremujorin e dytë të vitit 2018, indeksi i input 1 ka rënie për – 2.8%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017. Kurse, indeksi i input 2 ka rënie për -3.0 %. Ndërkaq, Indeksi i përgjithshëm i inputeve (Input I+Input II) ka rënie për -2.9%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017, shkruan rtv21.tv.

Grumbullim i këtyre çmimeve është kryer në barnatoret bujqësore, farmacitë veterinare, në kompani, në tregje dhe në vende të tjera, ku çmimet e inputeve bujqësore janë në dispozicion.

“Brenda grupit të Mallrave dhe shërbimeve aktualisht të konsumuara në bujqësi, çmimet grumbullohen sipas grupeve në vijim: farëra, vajra, plehra dhe përmirësues të tokës, produkte për mbrojtjen e bimëve dhe pesticide, shpenzime për veterinari, lëndë për ushqimin e kafshëve, mirëmbajtja e materialeve, mirëmbajtja e ndërtesave, si dhe mallra dhe shërbime të tjera. Sa i përket mallrave dhe shërbimeve, që kontribuojnë në investimet bujqësore, çmimet grumbullohen për materiale”, bëhet e ditur në njoftimin për media./21Media

Back to top button