Ambasadori foli për RTV 21 në prag të dhjetë vjetorit të pavarësisë

Ambasadori foli për RTV 21 në prag të dhjetë vjetorit të pavarësisë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie ka pohuar se Kosova është një storie e suksesit.

Në intervistën dhënë RTV21 Delawie ka pohuar se në prag të dhjetë vjetorit të pavarësisë mund të thuhet se Kosova ka pasur sukses në shtet ndërtim. Delawie, po ashtu pohoi se sfidat për Kosovën janë të shumta, ndër të cilat kryesorja mbetet sundimi i rendit e ligjit dhe luftimi i korrupsionit e krimit të organizuar.

Delawie po ashtu konfirmoi se angazhimi amerikan në Kosovë do të vazhdojë të jetë i fuqishëm.

I pyetur rreth zvarritjes së miratimit të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, ambasadori Delawie pohoi se kjo zvarritje i ka komplikuar marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.  Intervistën e plotë me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara mund ta ndiqni sonte në ora 21:30./21Media