Dua Lipa flet edhe për Sunny Hill

Dua Lipa flet edhe për Sunny Hill

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ishte e ftuar mbrëmë në emisionin ndër më të shikuarit amerikan “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”.

Kësaj radhe bukuroshja nuk ishte ftuar për të kënduar si herave tjera por për t’u intervistuar nga Fallon për herë të parë, përcjell portali rtv21.tv.

Dua gjatë këtij emisioni nuk ka lënë pa folur edhe për Kosovën. Ajo ka treguar se kur ka qenë 13 vjeçe ka shkuar për të ndjekur Method Man. Po në këtë moshë Dua kishte shkuar edhe në koncertin e 50 cent në Kosovë. Ajo po ashtu ka folur edhe për mundësitë e vogla që kanë pasur të rinjtë e Kosovës që të shohin yjet botërore të performojnë në Kosovë. Kështu  për festivalin “Sunny Hill” ka thënë se është një ëndërr e bërë realitet.

Dua dhe Fallon komentuan edhe performancën e saj në këtë emision në vitin 2016, kur nga emocionet pasi kishte përfunduar këngën Dua e ka përqafuar Jimmy Fallon./21Media