Në Itali arrestohen xhihadistët nga Kosova

Përveç arrestimeve janë kryer edhe 12 kontrolle

Një operacion i policisë dhe karabinierëve italianë, i zhvilluar gjatë natës, ka përfunduar me asgjësimin e një celule xhihadiste në Venecia dhe në pranga kanë përfunduar tre persona si dhe është ndaluar një minoren, të gjithë shtetas kosovarë, me leje të rregullt qëndrimi në Itali.

Në operacionin e koordinuar nga Drejtoria Rajonale Antimafie dhe Antiterrorizëm, përveç arrestimeve, janë kryer edhe 12 kontrolle, 10 prej tyre në qendrën historike të Venecias, një në Mestre dhe një në Trevizo.

Pasi është individualizuar celula, është rindërtuar dinamika e marrëdhënieve, radikalizimi fetar i subjekteve të ndryshme dhe identifikimi i vendeve që frekuentonin.

Operacioni final ka nisur gjatë natës, kur ekipet e forcave speciale kanë ndërhyrë në banesat e të hetuarve./21Media

Back to top button