As ndryshimi i trajnerit nuk do të sjellë qetësi për Mauro Icardin tek zi-kaltrit

As ndryshimi i trajnerit nuk do të sjellë qetësi për Mauro Icardin tek zi-kaltrit

Interi ka nisur ndryshimet. Largimi i Luciano Spallettit dhe ardhja e Antonio Contes do të pasohen me risi të tjera në skuadër.

Megjithatë, ai që bën më shumë bujë është projekti i ri, me trajnerin që do të kërkojë më shumë rregull brenda ekipit.

Gazzetta dello Sport raporton që Interi kërkon ta nisë këtë epokë të re pa Mauro Icardin, me argumentin se skuadra vlen më shumë sesa çdo individ. E në fakt kështu ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë.

Në anën tjetër Conte dëshiron të përballet vetë me lojtarin dhe t’ia thotë në fytyrë që nuk e do në skuadër. Gjithnjë sipas raportimeve të kësaj gazete, Icardi tani duhet të gjejë një skuadër tjetër pasi tek Interi nuk ka më vend. Këtë problem Conte kërkon ta zgjidhë para grumbullimit të skuadrës, më 8 korrik.